Këtë të diele duke filluar në orën 07:00, “Hikingnjeri” do të organizojë ecje në natyrën përrallore të Rugovës, përkatësisht në Liqenatin dimëror.
“Fillimin e ecjes do ta bëjmë (mbas pauzës) në restorantin Guri i Kuq dhe do të ngjitemi deri te liqeni i ngrirë i Liqenatit.
Ecja komplete (lartë / poshtë) është 5 km
dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehta / mesatare.
Nisja do të bëhet të Dielen nga PRISHTINA në orën 07:00 të mlngjesit (FIX) nga Bregu i Diellit (para shkollës fillore Ismail Qemaili / Bukatore)”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.