Kosova Hiking Club ju fton që këtë të diele (08.01.2023) të bashkangjiteni në aventurën e parë për sivjet, ngjitjen e majës së Licit në Rugovë.
“E rrethuar nga greminat e gjelbra, ecja kategorizohet si e lehtë, me gjithsej 9 km (lartë dhe poshtë), dhe përfundon me pamje fantastike të Grykës së Rugovës dhe Liqenatit nga maja.
Rrobat: Çizme të përshtatshme për ngjitje.
Dy bluza për t'i ndërruar pas djersitjes, duks të ngrohtë dhe xhaketë. Kapelë, shami ose syza për diell dhe spf.”, njoftojnë mes të tjera organizatorët.