“Hikingnjeri” do të organizojë ecjen e parë në vitin 2023 në Sharrin e Prevallës, përkatësisht në Majën e Oshlakut 2212 metra, i cili gjendet midis Sharrit të Prizrenit dhe Shtërpcës.
“Kurrizi i Oshlakut është një ndër bjeshkët që ofron pamje me impozante në Kosovë.
Do ta shohim komplet faqen veriore të Sharrit lindor dhe shumë bjeshkë tjera të Kosovës.
Ecja komplete (lartë / poshtë) është 14 km dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë total!”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.