Maja e Zojës së Velës, është ndër majat më të njohura.
Bjeshkatarët dhe alpinistët e vizitojnë shpesh këtë vend të bukur dhe sprovojnë veten.
Teuta Bicaj, nënkryetare e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës – FBAK, ka shkruar në profilin e saj në facebook: “Maja e Zojës së Velës, 1172 m/lmd!
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/15/auto_326003294_1191639258414234_8564288192193056786_n1673822758.jpg)
Teuta Bicaj
Vela është maja më e lartë në Lezhë dhe mjaft e dukshme edhe nga larg.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/15/auto_325849975_1507982769612997_7049914861277191449_n_11673822811.jpg)
Ajo ka një majë të thepisur dhe është pika më e lartë natyrore në Bashkinë e Lezhës 1172 m mbi nivelin e detit.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/15/auto_111673822761.jpg)
Në majë shkëmbore të këtij mali vërehen gjurmë në ngjyrë kafe të ndezur për të cilat vendasit kanë hamendësuar se ka qenë një pikë ku ankoroheshin anijet...”.