Kosova Hiking Club ju fton që këtë të diele në ngjitjen e majës së Vjellakut në Rugovë.
“Kjo maje është pjesë e Vargmalit të Bjeshkëve të Nemuna me 2014 metra lartësi mbidetare.
Ofron pamje të Liqenit të Radoniqit, Majes së Gurit të Kuq e të gjithë Rrafshit të Dukagjinit
Nisja fillon nga Podi i Jakupit i cili rrethohet nga peizazhe të bukura të qytetit të Pejës dhe Rugovës e cila është e mbuluar me borë”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Club”.