Klubi Alpin Prishtina bashkë me SHBA Llapi fton që t’ju bashkohen në ecjen malore në Bjeshkët e Llapit, më saktësisht ecjen në Bjeshkët e Murgullit dhe ngjitjen në Majën e Musincës.
“Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me datën 5 shkurt, ndërsa si aktivitet zhvillohet bashkë me Guidat dhe anëtarët e SHBA Llapi.
Gjatësia e shtegut: Gjithsej 16 kilometra.
Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare në kushte dimri; ushqim të zakonshëm dhe ujë”, njofton mes të tjera Klubi Alpin Prishtina.