“Kosova Hiking Club” ju fton që këtë të diel ta kalojnë së bashku në ngjitjen e Liqenatit të ngrirë në Kuqishtë, Rugovë.
“Ky liqen njihet për bukurinë e rrallë që tërheq mijëra vizitorë në vit, gjatë rrugës me autobus do të shihni ujëvarën, shpella të fshehura dhe pejzash të mahnitshëm rrethuar nga bardhësia e dimrit.
Kjo ecje karakterizohet si ecje e lehtë/mesme me 5 kilometra, një drejtim”, thuhet mes të tjera në njoftimin e “Kosova Hiking Club”.
Pjesëmarrësit do të kanë mundësi të shohin bukuri të rralla në Kuqishtë.