E diela e mbushur me aventura. Këtë të diele, me 5 mars do jemi në Pejë për të shijuar pamje mahnitëse nga Ballkoni i saj, Maja e Hasanit (1900 metra).
“Ngjitja për në Majën e Hasanit është e shkurtë dhe e lehtë, e përshtatshme edhe për fillestarë, ecja është rreth 8km në dy drejtimet.
Pavarësisht se është ecje e lehtë, Maja e Hasanit duke qenë mjaftë specifike në formë (e prerë) na ofron disa prej peizazheve më të bukura, duke pasur pamje mbi gjithë qytetin e Pejës dhe Grykën e Rugovës.
Moti do të jetë me bore dhe diell kështu që është dita perfekte për relaksim dhe foto të jashtëzakonshme”, njofton Kosova Hiking Club”.