Pas disa muajve pushimi dimëror këtë të diele “Hikingnjeri” rikthehet dhe organizon ecjen për në Rugovën përrallore, përkatësisht në majet e Hajlës së Shkrelit me 2011 metra dhe Dramadolit me 2120 metra në kufi me Malin e Zi.
“Nisjen e ecjes do ta bëjmë nga fshati Bogë kështu që organizimi mund të shfrytëzohet edhe për ata që duan ta kalojnë ditën në natyrë, dëfrim nëpër shtëpiza / kafene malore etj.
Këtë të diele parashikimi tregon se moti do të jetë me diell.
Një kohë perfekte për shëndet, kënaqësi, fotografi dhe shoqëri”, njofton faqja e “Hikingnjeri”.