Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, është para sfidës së madhe.
Ajo ka konfirmuar se përgatitjet e saja kanë shkuar sipas planit të paraparë.
“Pas 2 dite fluturimi Prishtinë - Nepal, 2 ditë përgatitje në Katmandu, 2 dite transport me xhip/dite 1-7 orë, dita 2-9 orë, më në fund në Manang, ku sot kemi ditë pushimi dhe aklimatizimi.
Duke ecur rreth fshatit dhe duke u ngjitur 900 metra në kodra për të ndihmuar aklimatizimin.
Nesër vazhdojmë më lart derisa t'i afrohemi kampit bazë Dhaulagiri!”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.