Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, është në formë jashtëzakonisht të mirë dhe e gatshme që t’ia mësyjë majës Dhaulagiri.
Synimet e Utës janë të qarta, që të arrijë në maje të Dhaulagiri-t, të lartësojë shtetin e Kosovës.
Uta i ka dërguar disa fotografi për Shoqërinë Bjeshkatare Prishtina, ku shihet se si është e përgatitur për sfidën e madhe.

Uta është e gatshme që t’ia mësyjë majës Dhaulagiri
Uta ka treguar edhe disa vështirësi që ka hasur këto ditë, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
“Pas lëvizjes së parë në C2, kemi ngecur për disa ditë në kampin bazë për shkak të tonelatave të borës!
Më në fund moti u përmirësua dhe ne jemi tani në Kampin 2, përsëri, dhe kemi lidhje me internetin.
Ne po planifikojmë të lëvizim në C3 më 13 maj dhe shpresojmë nëse kushtet do të na lejojnë do të jemi në gjendje të arrijmë në samit më 14 maj”, ka shkruar mes të tjera Uta në profilin e saj në facebook.