Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, nuk ka të ndalur me ngjitjet e saja në majat më të larta në botë.
Uta me flamur të Kosovës dhe të Shqipërisë në majen e Dhaulagirit.
Është edhe një sukses i madh, një e arritur që e lartëson shtetin e Kosovës.
“Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë, edhe një herë, sikurse në çdo maje ma të lartë të botës, për herë të parë bashkë me mu.
Me këtë ngjitje, vazhdoj më qenë e para në Ballkan me 8 maja 8000 mijë metra.
Vera do të jetë e nxehtë në Pakistan.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ‘Prishtina’, ShB "Sharri"”, shkruan mes të tjera Ura në profilin e saj në facebook.