Këtë javë (nesër) do të jemi në zemrën e Alpeve Shqiptare ku do të vizitojmë Ujëvarën e Valbonës, njofton “Kosova Hiking Club”.
"Ecja përgjatë luginës së Valbonës është e shkurtë dhe e lehtë, me disnivel prej vetëm 200 metra nga pika e nisjes deri në destinacion, pra terren kryesisht i rrafshët andaj rekomandohet edhe për fillestarë që nuk kanë përvojë në hiking.
Megjithatë pranvera në Valbonë na ofron peizazhe jashtëzakonisht të bukura e sidomos Ujëvara e cila në këtë kohë ka prurje të madhe të ujit si pasojë e shkrirjes së borës nga Alpet.
Nisja bëhet të Dielën (28 maj) në orën 7:00 në mëngjes prej parkingut mbrapa Pallatit të Rinisë”, njoftojnë më tej organizatorët.