Këtë të diel bjeshkatarët do të ngjiten në Bjeshkët e Sharrit, tek Liqeni i Jazhinces.
“Shtegu është i gjatë 12 kilometra gjithsej (lartë dhe poshtë) dhe zgjat rreth 5 orë.
E në maje, na pret një prej liqenjve ma të mëdhenj e më të thellë të kësaj ane, Liqeni i Jazhinces.
Ata qe s'kanë notu në 2100 metra lartësi mbidetare e kanë mundësinë të dielën, e ata qe e kanë provu, e dijnë sa fantastike është eksperienca”, - njofton mes të tjera “Kosova Hiking Club".