Klubi Alpin Cameleon njofton se këtë të diel, do të organizohet një ecje emocionuese në majën madhështore të Oshlakut, 2212m/lmd!
“Kjo mrekulli natyrore të ofron pamje mahnitëse të vargmaleve të Sharrit.
Shtegu ka gjatësi rreth 12km vajtje/ardhje, dhe konsiderohet me vështirësi mesatare, si dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë.
Maja e Oshlakut ofron: Pamje piktoreske dhe panoramike të peizazheve përreth”, njofton me të tjera Klubi Alpin Cameleon.