Klubi Alpin Prishtina do të organizojë ecjen bjeshkatare të së dielës që do të mbahet në Bjeshkët e Brodit, Burimet e Çelepinos dhe Rudokën e Madhe.
“Kjo ecje do të zhvillohet këtë të diel me datën 2 korrik.
Caku është ngjitja në Majën e Rudokës së Madhe në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut.
Ngjitja e Rudokës do të bëhet nga Qafa e Çelepinos në lindje kah bëhet edhe kthimi”, njofton mes të tjera KA Prishtina.