Këtë të diele, me “hikingnjerin” në parajsën e Bjeshkës së Tropojës në Junik, liqenin e saj dhe dy majet, Maja e Boqiqit dhe Trekufiri midis Kosovës, Shqipërisë dhe Malit te Zi!
“’Hikingnjeri’ do ta organizojë ecjen në një ndër bjeshkët më të bukura të Kosovës, Bjeshkën e Tropojës midis Kosovës dhe Shqipërisë, me liqenin e saj në Junik!
Ecja zgjatë 18 km (lartë dhe poshtë) dhe bëhet nëpër shteg malor.
Kjo ecje do të organizohet për 3 deshira:
1. Deri te Liqeni i Tropojës, ku bjeshkatarët do të pushojnë ose notojnë në liqenin e kthjellët të Tropojës
2. Deri te kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë ku nga aty mund ta shihni parajsën e bjeshkëve shqiptare si Gjeravicën, Shkëlzenin, bjeshkët e Shqipërisë me liqene të shumta kah Dobërdoli etj.
Nga aty do të shihni pamje spektakolare 360 shkallëshe të bjeshkëve madhështore të 3 shteteve, Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Trips”.