Uta Ibrahimi nuk njeh lartësi, ngjitet në njërën nga majat më të larta në botë

Alpinizem

Uta Ibrahimi nuk njeh lartësi, ngjitet në njërën nga majat më të larta në botë

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:29
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, ka fascinuar me ngjitjen e saj në majën Mansulu me lartës 8611 metra.

Ajo që e ka veçuar kësaj radhe, është ngjitur më shpejt se sa që e ka parashikuar trimëresha jonë.

Pas suksesit historik në muajin korrik, ku u ngjit në K2 përkatësisht në majën 8611 metra, i njohur si “mali vrasës”, tani ka arritur suksesin e radhës në Mansulu. 

Image

Uta Ibrahimi

“Jemi të lumtur që mund ta nisim ditën me lajme të mrekullueshme nga Uta. 

Ajo ka arritur të prekë majën Mansulu me një lartësi prej 8166 metra lartësi mbi detare për herën e dytë, kësaj radhe ajo e bëri më shpejt se sa e kishte planifikuar dhe tashmë direkt do të filloj ngjitjen për majën e radhës e kështu po i afrohet përmbylljes së projektit madhështor 14 majat e Himalajave”, njofton faqja zyrtare “Utalaya”.

Edhe një sukses i madh për trimëreshën e maleve.

Uta e maleve siç e thërrasin, ka treguar edhe një herë vendosmërinë e saj, duke u ngjitur në njërën nga majat më të larta dhe të rrezikshme në botë.

“Uta po na bën krenarë, na nderon dhe na lumturon.

 Mbi të gjitha, ajo po bën që vendi ynë të njihet dhe të dallohet, madje edhe në majat më të larta të botës.

Jemi shumë krenarë për ty, Uta e maleve”, shkruan mes të tjera në faqen zyrtare “Utalaya”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat