Sfida e radhës, Qafa e Valbonës 

Alpinizem

Sfida e radhës, Qafa e Valbonës 

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:05
Qafën e Valbonës 

Pas ditës së paharrueshme në majën e Vajushës në Mal të Zi, këtë të diele me 8 tetor duke filluar ne orën 06:00 “Hikingnjeri” do të organizojë ecjen në natyrën vjeshtore të Valbonës, përkatësisht në Qafën e Valbonës në Shqipëri.

“Organizimi do të jetë për 3 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve:

- 1. Për ata që NUK duan te ecin me grup por vetëm ta kalojnë kohën te lugina, të ecin vet, të rrijnë në restorante dhe të kënaqen me pamje të bjeshkëve të Valbonës.

- 2. Deri te stacioni i parë, "kafja Simoni", ku mund të rrini, pini, hani dhe të argëtoheni pas ecjes 5.5 kilometërshe.

- 3. Te qafa e Valbonës (caku), nga ku mund te shihni të gjitha majet impozante të luginës, extra 1.5 km”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat