Maja e Vracës së Madhe 

Alpinizem

Maja e Vracës së Madhe 

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:48
Maja e Vracës së Madhe 

Këtë të diele me 15 tetor me ‘Hikingnjerin’, në majën madhështore të Vracës së Madhe 2582 metra, Brodi i Dragashit.

“Duke filluar në orën 06:00 do të nisemi në bjeshkët e Brodit, Dragash, përkatësisht në majën e Vracës së Madhe 2582 metra, e cila gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut, midis liqenit të Shutmanit, Zllipotokut, Majës së Njerit, Radikës së Hajredin Pashës, Sharrit përrallor të KS etj.

Pamjet nga maja janë të paharrueshme!

Do ti shohim majet më jugore të Sharrit, Korabin, Koritnikun, Gjallicën, rrafshnaltën e Radikës, bjeshkë pa fund, perendimin mahnitës etj.”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat