Qafa e Valbonës 

Alpinizem

Qafa e Valbonës 

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:10
Qafa e Valbonës 

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Kastrioti" ka njoftuar se këtë të diele, me 19 nëntor do të organizohet ecja e radhës në Luginën e Valbonës dhe Qafën e Valbonës ne veri te Shqipërisë.

“Ecja organizohet për dy grupe:

Grupi i parë mund te ndalen te Kafeja "Simomi" kjo ecje është mesatarisht e lehtë.

Grupi i dytë vazhdon ecjen deri te Qafa e Valbonës.

Qafa e Valbonës ka lartesinë mbidetare 1795 m.

Ky shteg na ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Valbonës dhe Thethit.

Ecja hyn në kategorinë e ecjeve me vështirësi mesatare dhe ka gjatësinë 16 km vajtje-ardhje.

Duhet pasur parasysh se bora mund ta vështirësoj ecjen, prandaj duhet të jeni të pajisur me veshje dimërore, rezistente ndaj ujit dhe të ftohtit, ujë të paktën 1.5L dhe ushqim për vete.”, njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat