Maja e Shqiponjave 

Alpinizem

Maja e Shqiponjave 

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:00
Pamje nga Maja e Shqiponjave 

Këtë të diele, 10 dhjetor, organizohet ecja e radhës në malet e Jezercit, saktësisht ngjitje në Majen e Shqiponjave.

“Natyra e pastër dhe e bukur në bjeshkët e Jezercit do ta bëjë ecjen më të veçantë, kryesisht nëpër borë me terren të butë dhe pyje të rralla. Gjatësia e shtegut është rreth 16 km në të dy drejtimet.

Kërkohet përgatitje standarde për ecje dimërore. Të keni me vete veshmbathje adekuate, jakne të trashë, kapelë e dorëza, ushqim për vete dhe së paku 1.5l ujë.

Nisja bëhet nga Ferizaj në parkingun e Hib Petrol afër Stacionit Policor në orën 07:00”, njofton Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Kastrioti".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat