Për alpinisten Uta Ibrahimi ka qenë vit i suksesshëm.
Vit me batica dhe zbatica për Utën, por me suksese të mëdha, duke u ngjitur në majat më të larta të botës.
Alpinistja e mirënjohur thotë se më shumë ka fjetur në tendë se në shtrat.
“Kam kaluar 7 muaj në ekspeditë këtë vit.
Në thelb kam fjetur më shumë në tendë sesa në një shtrat të duhur, por gjithsesi kampingu më bën të ngazëllyer.
Fëmijët dhe lodrat e tyre të preferuara.
Në natyrë, e doni me gjithë si vjen, ose nuk e doni fare! Nuk ka mes”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.