Atraksion në qytetin e Ferizajt.
Alpinistët ngjiten në ndërtesën e komunës së Ferizajt.
“Sot në sheshin para Komuna e Ferizajt, nën organizimin e Klubi Alpin Prishtina dhe alpinistit ferizajas Besnik Reka si dhe përkrahësve të tjerë, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt u organizua lëshimi me litarë nga ndërtesa e Komunës.
Pamje nga ngjitja
Veçanti kësaj radhe ishin 'Supërheronjët' të cilët i zbaviten te pranishmit me performancen në litarë.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton B. Derguti; ky organizim bëhet për të tretin vit me radhë dhe ka edikim për diasporën të cilët e vizitojnë vendin në prag të festave të fundvitit.
Në përgjithësi, kjo ngjarje reflekton përgjegjësinë sociale dhe kujdesin për komunitetin, duke shtuar edhe promovimin dhe imazhin pozitiv për këtë qytet”, shkruan në faqen e Klubi Alpin Prishtina.