Dy turistët zviceran i zë orteku në bjeshkët e Kuksit, shpëtohen nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës

Alpinizem

Dy turistët zviceran i zë orteku në bjeshkët e Kuksit, shpëtohen nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës

Nga: M.L. Më: 22 janar 2024 Në ora: 15:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se një skuadër e tyre gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afersi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

Kjo skuadër për më shumë se 13 orë ka bërë lokalizimin e dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM!

Një skuadër e ShKShMK, gjendet në një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afersi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda. Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

Pritet të bëhet evakuimi i tyre përmes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë.

Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat