Teuta Bicaj nderohet me mirënjohje të veçantë

Alpinizem

Teuta Bicaj nderohet me mirënjohje të veçantë

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:31
Teuta Bicaj

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës sot ka organizuar manifestimin në nderim të veteranëve të  bjeshkatarisë dhe atyre që nuk janë në këtë botë. 

Nënkryetarja e FBNSK-së, Teuta Bicaj, ka disa fjalë domethënëse për manifestimin që u organizua sot në nderim të figurave të këtij sporti. 

“Për nder të 16 vjetorit të pavarësisë, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës organizoi një manifestim, pikë së pari, në nderim të veteranëve të bjeshkatarisë, dhe atyre që nuk janë më në mesin tonë por që në çfarëdo mënyre kanë lënë gjurmë në bjeshkatarinë kosovare.

Image

Të nderuar me mirënjohje

Si nënkryetare e FBNSK, pata nderin që ta udhëheq këtë ceremoni, dhe isha e nderuar edhe me mirënjohje për kontributin tim modest në Federatë ku kisha përbendur pranimin e Federatës tonë në Unionin Botëror të Alpinizmit, si dhe kontributi në përkthimin e librit për bjeshkatarinë, Shkathtësitë Bjeshkatare, shkolla verore.

Pjesëmarrja ime dhe e të gjithëve në Kryesi të Federatës ka qenë gjithmonë vullnetare, pa përfitime materiale.

Image

Por ajo që kam përfituar unë nga bjeshkataria, hiq përfitimet shëndetësore, janë miqtë e shumtë jo vetëm në Kosovë dhe rajon, por edhe anekënd globit, si dhe respekti nga që kam tek të gjithë këta miq.

Mirënjohëse dhe falënderuese përjetësisht! 

Urime përvjetorin e pavarësisë Kosova ime!”, ka shkruar Bicaj në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat