Alpinizmi dhe bjeshkataria po bëhen gjithnjë e më të dashur për të gjitha moshat e pa dallim gjinie në shtetin e Kosovës,.
Sidomos në ditët e vikendit një numër i madh i të rinjve, të rejave, moshave mesatare e të shtyra, marrin rrugën për në bjeshkatari e disa prej tyre duke sfiduar veten në malet dhe alpet shqiptare.
Ndër to është edhe Brikena Gashi që është e mishëruar në sportin e bjeshkatarisë dhe sfidon veten edhe në lartësi duke u ngjitur pa ndonjë problem.
Brikena ka shkelur vendet të ndryshme të alpeve shqiptare, por ajo që bie në sy ngjitja në Via Ferrata “Panorama” në Prizren duke bërë edhe shqiponjën dykrenare.
Brikena nuk i frikësohet lartësive dhe sfidave më rrezikshmëri të lartë.
Brikena në mes
Jo me kaq, Brikena ka synime që të pushtojë edhe lartësi më të mëdha, për të shijuar adrenalinën e këtij sporti që njihet edhe si ekstrem për faktin se jo rrallë herë përballen ehe me të papritura gjatë rrugëtimit apo me ndonjë rrezikshmëri.