Këtë të diel, 3 mars organizohet ecja e radhës në Ujëvarën e Valbonës.
“Valbona është një ndër shtigjet me të frekuentuara turistike në Alpet Shqiptare ku dimri në këtë zonë ofron peizazhe të mrekullueshme.
Do të ecim nëpër Luginën e Valbonës deri tek Ujëvara e Valbonës në shteg pa borë.
Shtegu është pa rrezikshmëri dhe i përballueshëm nga të gjithë, përfshirë edhe personat që dëshirojnë të provojnë për herë të parë ngjitjen në mal.
Shtegu i ka rreth 5 km një drejtim 10 km lartë / poshtë me disnivel 200 metra”, njofton mes të tjera “Hiking in Kosova”.