Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, nënshkruan me Federatën e Alpinizmit të Italisë 

Alpinizem

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, nënshkruan me Federatën e Alpinizmit të Italisë 

Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:13
Pamje nga nënshkrimi

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Alpinizmit të Italisë (Club Alpino).

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar në KOK, krahas presidentit Ismet Krasniqi dhe sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, ishin një delegacion i gjerë i FAI-t që po qëndron në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada e Italisë në Kosovë dhe të pranishëm të tjerë.

Nënshkrimi i memorandumit u bë nga kryetari i FBNSK-së, Arianit Nikçi dhe kryetari i FAI-it, Antonio Montani. 

Image

Foto e përbashkët

Presidenti Krasniqi, duke iu uruar mirëseardhje delegacionit italian, vlerësoi lart nënshkrimin e memorandumit, duke shprehur njëkohësisht vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të thelluar bashkëpunimin me FBNSK-në dhe masivizimin e këtij sporti në vendin tonë.

Edhe kryetari Nikçi, falënderoi KOK-un për bashkëpunimin, derisa falënderoi delegacionin që po e vizitojnë Kosovën dhe bukuritë e saj natyrore, si dhe vlerësoi lartë nisjen e bashkëpunimit me njërën prej federatave më të mëdha në botë.

Nga ana e tij, i pari i FAI-it, Montani, u shpreh mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë, ndërsa vlerësoi punën dhe arritjet e FBNSK-së, si dhe theksoi se ka mbetur i impresionuar ai dhe delegacioni me bukuritë malore që ka Kosova.

Arritjen e marrëveshjes e përkrahën edhe përfaqësuesit nga Ambasada e Italisë në Kosovë, si dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të FBNSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat