Alpinisja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, disa rreshta interesante ia ka dedikuar Lules!
Kush është Lulja?
Më së miri tregon Uta!
“Në Sharr- aty ky i kam njoftuar krejt lulet ma të bukura, e kam taku edhe Luljetën.
Taman si një lule Sharri, e fortë, rezistente ndaj çdo fatkeqësie, e shumëngjyrshme në talente, Lulja prej ditës parë ka depërtuar thellë në zemrën time, e tutje na kanë lidh projektet e ëndrrat e përbashkëta.
Lulja e ka themeluar një ndër organizatat e para për persona me aftësi të kufizuara në Shkup dhe me profesion është edhe përkthyese.
Punën e saj e bën me dashni e përgjegjësi të plotë, dhe shumë shpesh ka ofru ekspertizën e saj në baza vullnetare.
Për mu edhe shumë tjerë që e njohin, ajo është ikonë fuqizimi dhe frymëzimi.
Të qenit me aftësi të kufizuara nuk e ndalon Lulen me ëndërruar lart e me e kufizu në aktivitetet e përditshme.
Ajo ka shpirt luftarak dhe ky zjarr që e ka brenda vetes i eliminon të gjitha limitet fizike edhe i jep asaj madhështinë që e reflekton në aurën e saj.
Një shembull i tillë është përnjëmend vula vendimtare se limitet janë vetëm në mendime e jo në trup.
Ëndrra e saj është me ngjit Everestin, dhe unë mendoj se Lulja me qenien e veprimtarinë e saj, veçse e ka ngjit një Everest edhe më të lartë se ai aktuali”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.