Klubi Alpin Prishtina organizon ecjen e këtij vikendi në Bjeshkët e Nemuna, më saktësisht ngjitjen në Majën e Ahmicës në Rugovë.
“Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel me datën 14 prill.
Ecja fillon nga Shtupeqi i Madh për të vazhduar drejt kufirit ku edhe gjendet Ahmica.
Pjesëmarrja është e hapur ndërsa vikendi ka mot të ngrohtë”, njofton mes të tjera KA Prishtina.