Këtë të diele me 14 prill, organizohet ecja në Majën e Rusolisë 2381 metra dhe Hasanit 1907 metra, LIPË, Pejë, njofton “Hikingnjeri”!
“Pas një muaji pauze, këtë të Diele ‘Hikingnjeri’ do të organizojë ecjen në Majën e Rusolisë 2381 metra, e cila gjendet në kufi midis Kosovës dhe Malit të Zi, mes majës së Zhlebit dhe Majës së Hasanit.
Këtë të diele do të keni rastin ti përjetoni majet e egra por të bukura të bjeshkëve të Pejës, të cilat mund të vizitohen më lehtë për shkak të shtrimit të asfalltit të ri në këtë bjeshkë.
Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve, fushave pa fund dhe pamjeve magjike të bjeshkëve të Rugovës”, njoftojnë organizatorët.