Atleti i shtigjeve të gjata, Erzen Zyberaj, ka bërë një rrugëtim interesant.
Përkundër reshjeve të borës dhe rrezikshmërisë së lartë, Zyberaj nuk ndalet në asnjë moment.
"Ëndrrat tuaja qofshin më të mëdha se malet dhe të keni guximin të ngjiteni në majat e tyre.
Erzeni e Agoni
Dje me shokun Agon e ngjitëm Lybetenin duke e kaluar komplet kurrizoren deri tek Bistra, gjithsejt 30 kilometra me disnivel 2930 metra dhe me 18 maje të prekura.
Pak rreze dielli në fillim të nisjes e pastaj më shumë erë, mjegull, temperatura të ulëta, reshje bore e rrezikshmëri të lartë e bënë këtë rrugëtim sfidues dhe njëkohësisht mbresëlënës për shkak të rëndësisë që kishte.
Ajo se çfarë përjetuam në këtë rrugëtim do mbetet një kujtim i bukur dhe motiv shtesë i punës”, ka shkruar Zyberaj në profilin e tij në facebook.