Në bjeshkët e Shtupeqit

Alpinizem

Në bjeshkët e Shtupeqit

Më: 23 prill 2024 Në ora: 20:57
Shtupeqi

Këtë të diele duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit ‘Hikingnjeri’ do të organizoje ecje në Rugovë, përkatësisht në bjeshkët e bukura të Shtupeqit të madh, të voglit dhe dy majet e Vjellakut 2014 metra dhe 1926 metra.

“Nisjen e ecjes do ta bëjmë nga rruga e re te Podi i Jakupit mbi Shtupeqin e madh kështu që kjo ecje është shumë me e shkurtër se ecja e zakonshme që bënim më herët.

Natyra në bjeshkë të Shtupeq duket me bukur se pamjet mbresëlënëse të natyrës zvicerane.

Ecja zgjatë 15 kilometra (komplet lartë / poshtë), hynë në kategori te ngjitjeve me vështirësi mesatare dhe është e përshtatshme për të gjitha kategoritë e bjeshkatarëve”, njofton mes të tjera faqja “Kosova Hiking Trips”.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat