Uta Ibrahimi: Vazhdojmë me Majen Kanchenjunga 8586 metra

Alpinizem

Uta Ibrahimi: Vazhdojmë me Majen Kanchenjunga 8586 metra

Nga: K.G. Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:25
Uta Ibrahimi

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, ka bërë me dije se Shisha Pangma është mbyllur deri në vjeshtë, por do të ngjitet në Majen Kanchenjunga. Uta thotë se Maja Kanchenjunga është maja e tretë më e lartë në botë.

“Pas 20 dite pritje në Nepal, ngjitje nëpër maje të tjera në Langtang për aklimatizim, edhe pse përgjigja fillestare ka qenë PO Shisha Pangma, dje përfundimisht kemi marr përgjigje negative. 

Shisha Pangma do të jetë e mbyllur për këtë sezon. Shpresojmë se do të hapet në sezonin e vjeshtës.

Kështu, vazhdojmë tutje me Majen Kanchenjunga 8586 metra.

Kanchenjunga 8586 metra është maja e tretë më e lartë në botë. Është njëra prej majave më teknike, më e vështira se shumica e majave 8000 metra, por është shumë maje e bukur dhe për mu është hera e parë me tentu ngjitjen në këtë maje”, ka njoftuar Uta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat