Edhe një lajm tjetër i jashtëzakonshëm për sportin e Republikës së Kosovës.
Sot ishte ditë e veçantë për dy federatat tona.
Federata e Hendbollit e Kosovës u pranua me të drejta të plota në Konfederatën Mesdhetare të Hendbollit në Ankara të Turqisë.
Pamje nga asambleja
Lajmi tjetër i radhës dhe brenda pak orëve, është nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës.
Ky institucion sot është anëtarësuar me të drejta të plota në Asociacionin Evropian të Bjeshkatarisë.
Puna e palodhshme e kryetarit të federatës, Arianit Nikçi, me stafin e tij, është kurorëzuar me fitore të madhe.
“Lajm I mrekullueshëm për Federatën tonë dhe mbarë komunitetin bjeshkatar.
Sot, në Paklenica të Kroacisë, në Asamblenë Gjenerale të EUMA-së (Asociacioni Evropian i Bjeshkatarisë), Kosova u pranua anëtare me të drejta të plota.
Faleminderit të gjithë miqve tanë që na përkrahën në këtë rrugëtim, në veçanti CAI (Federata Italiane e Alpinizmit).
Faleminderit Artur Guni (Federata Shqiptare e Alpinizmit) për përkrahjen dhe përcjelljen e këtij lajmi të mrekullueshëm!
Urime të gjithëve!”, shkruan në faqen e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.