Bjeshkë madhështore 

Alpinizem

Bjeshkë madhështore 

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:14
Pamje e buku

Pas një dite të paharrueshme në majën e Korabit, këtë të diele më 19 maj duke filluar në orën 06:00 të mëngjesit, ’Hikingnjeri’ do të organizojë ecjen e përvjetshme në Qafën e Rosit në Luginën e Valbonës në Shqipëri.

“Do të keni rastin e parë ta përjetoni bjeshkën madhështore të egër por shumë të bukur të Rosit. 

Të kënaqeni me bjeshkët pa fund të Valbonës dhe të majeve të thepisura të Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Ecja deri te stani i Ramës dhe Qafa e Rosit hynë në kategorinë mesatare të vështirësisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë”, - njofton “Hiking Njeri”.
 

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat