Këtë të diel, 2 qershor, do të organizohet ecja e radhës të Liqenet e Jezercës.
“Liqenet e Jezercës gjenden në anën veriore të malit të Jezercës, në një luginë të vogël e të rrethuar me maja të larta, e cila fillon në Jezercë dhe përfundon në Vuthaj dhe më poshtë në Guci (Mali i Zi) ku bashkohet me lumin e Vermoshit.
Ecja do të fillon nga Fshati i Vuthaj ne 1050 m/lmd për të vazhduar nëpër luginen e Ropojanit nga Syri i Kalter i Vuthajve e për të përfunduar tek liqenet akullnajore të Jezercës që ofrojnë një qetësi përrallore dhe peizazh natyror spektakolar.
Vështirësia e ecjes është e mesatare me gjatësi rreth 8 km një drejtim 16 km lartë / poshtë me lartësi 1792 m/Imd dhe ngjitje 800 metra”, njofton “Peak Hikers Club”.