Diellza Kolgeci - e dashuruar pas alpinizmit 

Alpinizem

Diellza Kolgeci - e dashuruar pas alpinizmit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 qershor 2024 Në ora: 16:06
Diellza Kolgeci dhe Edita Bajraktari

Aktorja e mirënjohur Diellza Kolgeci dhe drejtoreshë e klubit të volejbollit Prishtina F, fundjavën që e lamë pas, ka shijuar bukuritë e rralla natyrore që ka shteti ynë.

Diellza si gjithmonë është aktive qoftë në botën e aktrimit, në sport përkatësisht në tenis por e ka për zemër edhe një sport që vërtet është i mundimshëm dhe magjeps për të gjitha gjeneratat.

Ai është alpinizmi dhe bjeshkataria. 

Image

Diellza dhe Ramosaj, kryetar i Deçanit

Diellza Kolgeci - e dashuruar pas alpinizmit.

Damarët e saj vlojnë për alpinizëm dhe nuk përton në asnjë rrethanë që t’i futet edhe rrezikshmërisë në vendet e ndryshme. 

Image

Për ata që kanë pak informacione për Diellzën, ajo e njeh mirë artin e sporteve luftarake dhe një kohë goxha të mirë ka stërvitur me përkushtim në kick-box.

Në bjeshkari  e alpinizëm, ishte edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj

Image

Ishte një atmosferë e mrekullueshme.

"Ishte me ne edhe kryetari i Deçanit I cili po punon goxha që këtë pjesë me zhvillu sa më shumë për turizëm”, thotë Diellza për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Kush e organizoi këtë ecje?

“Këtë herë me këtë grup të ri SH.B ‘Mariashi’, emrin ja kanë lënë nga Deçcani një super grup shumë kompakt mes vete dhe të përgatitur”, tregon Diellza e cila është e relaksuar dhe e mahnitur me bukuritë që ka vendi ynë.

Image

Pjesëmarrësi

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat