Aktorja e mirënjohur Diellza Kolgeci dhe drejtoreshë e klubit të volejbollit Prishtina F, fundjavën që e lamë pas, ka shijuar bukuritë e rralla natyrore që ka shteti ynë.
Diellza si gjithmonë është aktive qoftë në botën e aktrimit, në sport përkatësisht në tenis por e ka për zemër edhe një sport që vërtet është i mundimshëm dhe magjeps për të gjitha gjeneratat.
Ai është alpinizmi dhe bjeshkataria.
Diellza dhe Ramosaj, kryetar i Deçanit
Diellza Kolgeci - e dashuruar pas alpinizmit.
Damarët e saj vlojnë për alpinizëm dhe nuk përton në asnjë rrethanë që t’i futet edhe rrezikshmërisë në vendet e ndryshme.
Për ata që kanë pak informacione për Diellzën, ajo e njeh mirë artin e sporteve luftarake dhe një kohë goxha të mirë ka stërvitur me përkushtim në kick-box.
Në bjeshkari e alpinizëm, ishte edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj
Ishte një atmosferë e mrekullueshme.
"Ishte me ne edhe kryetari i Deçanit I cili po punon goxha që këtë pjesë me zhvillu sa më shumë për turizëm”, thotë Diellza për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kush e organizoi këtë ecje?
“Këtë herë me këtë grup të ri SH.B ‘Mariashi’, emrin ja kanë lënë nga Deçcani një super grup shumë kompakt mes vete dhe të përgatitur”, tregon Diellza e cila është e relaksuar dhe e mahnitur me bukuritë që ka vendi ynë.
Pjesëmarrësi