Këtë të diele, organizohet ecja e radhës për në majen e Skarpës dhe liqenin e saj, 2474m/lmd.
“Maja e Skarpës gjendet në Sharrin e Dragashit, mbi fshatrat Blaq, Bresanë dhe Zaplluxhë.
Gjatësia e shtegut është rreth 14 kilometra në të dy kahjet, dhe hyn në kategorinë e ecjeve të lehta/mesatare.
Duhet të keni me vete veshmbathje të përshtatshme për ecje malore, krem dhe syze dielli, ujë dhe ushqim për vete”, njofton Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste "Kastrioti".