Në Bunin e Jezercës 

Alpinizem

Në Bunin e Jezercës 

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 12:49
Pamje

Këtë të diele ]më 7 Korrik duke filluar në orën 05:30 të mëngjesit, ‘Hikingnjeri’ do të organizojë ecjen në Bunin e Jezercës.

“Do të keni rastin ta përjetoni bjeshkën madhështore të egër por shumë të bukur të Vuthajve dhe të mahniteni me bjeshkët pa fund të majeve të thepisura të Bjeshkëve të Nemuna në Mal të Zi.

Ecja komplete me vështirësi mesatare zgjate rreth 18km lartë e poshtë (4 orë lartë dhe 4 orë poshtë) dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë.

]1. Për ata që duan të rrijnë vetëm te fillimi i shtegut në qendër te fshatit Vuthaj, Gerla. Aty është një bujtinë/restorant ku mund ta kaloni ditën aty duke përjetuar pamjet magjepsëse.

2. Ata që duan ta vizitojnë vetëm Syrin e Kaltër, një burim i ujit shume afër shtegut për te Buni.

3. Ata që duan te ecin deri te Karaulla e Zastanit (5km nga nisja) dhe të presin derisa grupi i Bunit te kthehet dhe te ju bashkangjiten.

4. Për ata që do ta përshkojnë të gjithë shtegun 9 kilometersh nga fillimi ku do të përjetojnë 6 liqenet e të gjitha madhësive deri te Buni i Jezercit (caku), bjeshke pafund etj.”, njofton “Kosova Hiking Trips”.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat