Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e 70 vjeçarit në Bjeshkët e Junikut.
Në një postim në Facebook, ShKShMK ka treguar se një skuadër e saj, e përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit menjëhërë pas thirrjes së pranuar.
“Me agimin e diellit është mundësuar edhe lëvizja në terrenin shkëmbor, ku shpejt është lokalizuar trupi i pajëtë i R.K (1954)”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë
Në orët e vona të datës 14.07.2024 ShKShMK ka pranuar thirrje për një rast të zhdukjes në Bjeshkët e Nemuna, Gropat e Erenikut.
Një skuadër e të ShKShMK e përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit menjëhërë pas thirrjes së pranuar.
Pas disa orë kërkimesh duke u bazuar në informacion dhe gjetjen e gjurmëvë është orientuar kërkimi në vendin e dyshuar.
Me agimin e diellit është mundësuar edhe lëvizja në terrenin shkëmbor, ku shpejt është lokalizuar trupi i pajëtë i R.K (1954).
Sipas mekanizmës së aksidentit dhe informacioneve, i ndjeri dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur "Kërshi i Jedovës" duke marrë lëndime vdekjeprurëse.
Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët e zonës.
Ngushëllime të thella familjarëve.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësit që morrën pjesë në realizimin me sukses të këtij misioni.
© ShKShMK