Te liqeni malor i Brezovicës 

Alpinizem

Te liqeni malor i Brezovicës 

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 20:13
Pamje

Këtë të diele me 28 korrik duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen e përvjetshme "Hike and swim" te liqeni malor i Brezovicës, Gjoli (liqeni i livadheve), ku përveç ecjes me shumë pamje atraktive do të kemi mundësi që për disa orë të kënaqemi me not dhe pushim.

“Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë dhe zgjatë 14km në dy drejtimet!

Nisja do të bëhet të dielen nga Prishtina në orën 07:00 të mëngjesi nga Bregu i Diellit (para shkollës fillore Ismail Qemaili / Bukatore).

Kthimi do të bëhet diku kah ora 20:00 nëse gjithçka shkon mirë”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat