Maja e Korabit

Alpinizem

Maja e Korabit

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 13:16
Maja e Korabit

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen e së dielës e cila do të zhvillohet në masivin e Parkut Natyror Korab-Koritnik në territorin Shqipërisë (fshati Radomirë). 

“Kjo ecje do të zhvillohet me datën 28 korrik, ndërsa ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Caku i grupit është ngjitja në Majën e Korabit nga territori i Shqipërisë nëpër shtegun turistik të Radomirës. 

Ndërsa ata që nuk duan ta tentojnë ngjitjen deri në maje, do të ketë ecje dhe qëndrim nëpër rrethinat malore të masivit të Korabit”, njofton KA Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat