Këtë të diele me 4 gusht duke filluar në orën 06:30 të mëngjesit “Hikingnjeri” do të organizojë ngjitje 2 IN 1 në një ndër pjesët më të bukura të bjeshkëve të Kosovës.
Në plan është ecja në Majën e Zezë ndërsa kalimthi do ta ngjesim liqenin e Konjushkës edhe majën e Konjushkës.
I njohur edhe si liqeni më i lartë në Kosovë, ky liqe gjendet në 2410m lartësi mbidetare.
Ecja e tipit Full Adventure përveç liqenit ofron pamje të maleve të dendura, ujëvareve, greminave dhe majeve pa fund”, njofton “Hikingnjeri”.