Maja e Gurit të Kuq 

Alpinizem

Maja e Gurit të Kuq 

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 14:53
Pamje

Këtë të diele me 11 gusht, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme atraktive në majen më të lartë në Rugovë, Majën e Gurit të Kuq 2522 metra.

"Organizimi do të jetë për 4 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve

1. Deri te Liqenati i Kucishtës (liqeni i madh) ku bjeshkatarët mund të pushojnë dhe të bëjnë not. Komplet 4km (lartë e poshtë)

2. Pas pushimit te liqeni i madh, ky grup do të vazhdojë deri te DEBANI i MALESORIT, një stan që ofron pije dhe ushqim afër Liqenit të dytë të Drelajve që momentalisht është i thatë. Aty do të kemi kohë për pak pushim. Komplet 6 km (lart e poshtë). Bjeshkatarët që nuk duan të ecin me tutje, mund te rrijnë te ky stan.

3. Grupi express i majës së Liqenatit 2474m.

Këta do ta vizitojnë liqenin e madh, të voglin, Lugun e Shkodrës, duke arritur ne majën e Liqenatit 2474m. Ecja deri në maje të Liqenatit nga Liqeni i Drelajve zgjatë ekstra 1.5 orë një drejtim dhe është e përshtatshme për fillestar aktiv.

4. grupi express i Majës së Gurit të Kuq 2522m

I cilësuar si njëra ndër 3 majet më të vështira për ngjitje në Kosovë, Maja e Gurit te Kuq ofron pamje mahnitëse 360 shkallëshe ku do ti shihni bjeshkët e Liqenatit, të Deçanit, Junikut dhe Malit të Zi”, njofton faqja “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat