Në majën e Koritnikut 

Alpinizem

Në majën e Koritnikut 

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 14:42
Maja e Koritnikut 

Këtë të diele me 25 gusht duke filluar në orën 07:00 “Hikingnjeri” organizon ecje ne majen e bjeshkës vullkanike të njohur si Koritnik / Maja e Pikellimës 2394 metra, e cila qëndron e vetmuar në mes të Dragashit të Kosovës dhe Kukësit në Shqipëri.

“Vështërsia e ecjes është mesatare me 20 kilometra ecje komplete (lartë / poshtë) neper shteg malor me pjertesi të lehtë/mesatare.

Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në qafën e Koritnikut pa u ngjitë në maje.

Edhe nga aty mund të shihen pamjet 360 shkallëshe. Ata që rrijnë në atë bazë do ti marrim gjatë kthimit prapa.

Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në maje 2394m (ekstra 1 orë nga stacioni i parë) dhe te kënaqen me pamje pafund të Koritnikut, Sharrit, Gjallicës, liqenit të Fierzës, Kukësit, Pashtrikut, rrafshit të Dukagjinit, Hasit, Prizrenit etj.”, njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat