Rudoka e Madhe 

Alpinizem

Rudoka e Madhe 

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 17:03
Pamje

Këtë të diele me 1 shtator duke filluar në orën 06:00 të mëngjesit, ‘Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen e përvjetshme në majën më të lartë në Kosovë, Majën e Njerit/Rudoka e Madhe 2658 metra, në Sharrin e Brodit, Dragash.

Pas arritjes në maje të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me diploma të “Hikingnjerit”.

1. Deri te burimet e Qelepinës ku ky grup mund të kalojë një kohë të bukur në rrethin e burimeve të shumta të ujit dhe në mes të majeve të larta të Sharrit jugor. Ky grup do të ece 10 km (lartë / poshtë) dhe do të qendron aty deri sa grupi i majës të kthehet serish andej.

2. Deri te Maja e Njerit 2658m ku ky grup do te rrijë në maje rreth 1 orë dhe do të festojnë arritjen me shumë bjeshkatare nga dyja anët e kufirit, Kosovë dhe Maqedoni veriore.

Nga maja do të shohim pjesën e madhe të Sharrit jugor, majet e ndryshme të Sharrit, rrafshlartën e Radikës së Hajredin Pashes, këneta dhe liqene të ndryshme, qytetin e Gostivarit, Tetovën, Korabin, maje në Shqipëri etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat