Fondacioni Utalaya organizon ekspeditë dy ditore nëpër malet mahnitëse të Kosovës, ja kush mund të marr pjesë

Alpinizem

Fondacioni Utalaya organizon ekspeditë dy ditore nëpër malet mahnitëse të Kosovës, ja kush mund të marr pjesë

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Fondacioni Utalaya po zbaton një projekt emocionues të quajtur “She’s Mountain/Ajo’Mal”.

Ky fondacion po kërkon 15 te reja nga mosha 17-25 vjeç pa dallim etnie apo besimi për të marrë pjesë në ekspedita dy ditore nëpër malet mahnitëse të Kosovës (Bjeshkët e Sharrit, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Gacaferrit).

Sipas njoftimit shpenzimet e ekspeditave të drejtuara dhe mentoruara nga alpinistja e njohur Uta Ibrahimi do të përballohen plotësisht.

“Supozoni se jeni të apasionuar pas ecjes, natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit. Në atë rast, ky është shansi juaj për të aplikuar dhe për t'iu bashkuar një mundësie të jashtëzakonshme për të mësuar rreth orientimit malor, alpinizmit dhe bukurive natyrore të Kosovës. Krahas mentorimit të Uta Ibrahimit, pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi për ecje, advokim dhe zhvillim personal”, thuhet në njoftimin të cilin të plotë e gjenti KËTU.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat